Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Kjo qeveri i ka ditët e numëruara, opozita do bëjë detyrën për reformën zgjedhore


Kreu i Partisë Demokratike tha se në zgjedhjet e ardhshme nuk do përsëritet më që në parlament të hyjnë deputetë kriminelë, analfabetë e përfaqësues të oligarkëve.

Basha ishte i ftuar në emisionin Opinion ku tha ndër të tjera se që reforma të japë rezultatin e duhur duhet që vendi të mos drejtohet nga Rama si kryeministër.

Kryedemokrati iu përgjigj gazetarit lidhur me deputetët që hynë në parlament si përfaqësues të opozitës pas djegies së mandateve.

“Do çmontojmë mekanizmin që u sjell qytetarëve kriminelë, analfabetë, dede të oligarkëve.

Ai parlament nuk përfaqëson zgjedhjen e qytetarëve. Reforma zgjedhore zgjidh problemet nëse nuk kemi një kryeministër si ky që kemi.

Reforma është një nga 15 pikat e BE-së për integrimin e vendit. Opozita do e bëjë detyrën e saj brenda 31 majit. Do vijë shpejt dita do vijë pasi kjo qeveri i ka ditët e numëruara dhe të gjithë do japin llogari.”­ – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *