Vendosni fjalën kyçe....

Messi u zhduk për 40 minuta, “Instagrami” nis hetimet


Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Messi nuk ka zbritur në fushën e gjelbër prej më shumë se dy muajsh, ndërsa mbrëmjen e së martës ai i ka munguar për rreth një orë edhe Instagramit.

Siç shkruan “The Sun”, llogaria e Lionel Messit u shfaq bosh dhe qëndroi  ashtu për rreth 40 minuta. Asnjë fotografi, pa ndjekës, asgjë…

Ndjekësit e futbollistit nisën të shpërndanin foto të Messit në rrjetet sociale duke pyetur se çfarë ka ndodhur.

Rreth 40 minuta më vonë, Messi u kthye. Rrjeti i mediave sociale po heton atë që ndodhi e ndjekësit bëjnë shaka duke thënë se ishte Cristiano Ronaldo, Jose Mourinho ose Florentino Perez që e bëri Messin të zhdukej.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *