Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i PDK-së në Kosovë pas takimit me Bashën: I urova suksese në zgjedhje, të jetë proces i pranueshëm prej të gjithëve


Pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë blu, kreu i PDK-së Memli Krasniqi tha se bashkëpunimi edhe në opozitë mes dy vendeve, Shqipëri-Kosovë është me rëndësi të vijojë.

Gjatë fjalës së tij Krasniqi i uroi suksese PD-së së Bashës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Po ashtu ai uroi që procesi zgjedhor të jetë i rregullt dhe i pranueshëm për të gjithë, ndërsa theksoi se në Kosovë kanë arritur ta konsolidojnë procesin demokratik dhe atë elektoral.

“Vërtet është kënaqësi që ditën e dytë të vizitës sime të parë si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ta zhvilloj këtu në selinë e PD-së në Shqipëri e të taloj mikun tim, liderin e opozitës Lulzim Basha. Jo vetëm si dy liderë të opozitës në vendet tona por edhe si dy udhëheqës partish që kanë patur bashkëpunim për shumë vite, edhe bilateralisht por edhe në forume ndërkombëtare si dy parti që i përkasim boshtit të njëjtë ideologjik. Përtej kësaj diskutuam me kryetarin Basha për tema të nrengave të përbashkëta.

Kosova e Shqipëria padyshim që kanë jasjtëzakonisht shumë sfera që kanë nevojë të intensifkojnë bashkëpunimin dhe rrisin koordinimin institucional.

Gjithmonë ka qenë shembull i mirë që pavarësisht nëse jemi në qeveri apo opozitë në vendet tona, bashkëpunimin e kemi të padisktueshëm e prioritet të prioriteteve.

Prandaj gëzohem si dy udhëheqës të dy partive kryesore opozitare, në Kosovë dhe në Shqipëri, e vlerësojmë që obligimet tona dhe përgjegjësitë tona për të thelluar këtë bashkëpunim ndërmjet shteteve tona, janë detyra dhe përgjegjësi të përbashkëta.

E falenderova zotin Basha për gatishmërinë e tij që të thellojmë bashkëpunimin.

I urova sukses në procesin zgjedhor që do ta keni së shpejti, duke uruar mbi të gjitha një proces të rregullt e të pranueshem prej të gjithëve që vërtet e merr dhe vendos në ballë vullnetin e qytetarëve.

Ne në Kosovë kemi të drejtë t’i japim vetes pak të drejtë të flasim për këtë çështje se jemi të lumtur që si vend kemi arritur ta konsolidojmë procesin demokratik dhe atë elektoral.”– tha Memli Krasniqi.