Vendosni fjalën kyçe....

OBSH paralajmëron për valën e dytë të koronavirusit në vendet ku ka rënë kurba


Në të gjithë botën vendet po lehtësojnë masat kundër koronavirusit dhe po shkojnë drejt hapjes, por Organizata Botërore e Shëndetësisë në të njëjtën kohë paralajmëron për një valë të dytë të pandemisë.

Kreu i urgjencave të OBSH-së, Dr Mike Ryan than ë një konferencë online se bota është ende në mes të valës së parë të shpërthimit të koronavirusit, duke përmendur që ndërsa  ka rënie në shumë vende, rasstet janë akoma në rritje në Amerikën Qendrore dhe Jug, Amerikën e Jugut dhe Afrikë.

Ryan tha se pandemitë shpesh ndodhin në valë, që do të thotë se zonat ku vala e parë është zbehur, mund të goditen përsëri këtë vit.

Ekziston gjithashtu një mundësi që niveli i infeksioneve të rritet, nëse masat për të frenuar valën e parë lehtësohen shumë shpejt, paralajmëroi Ryan.

“Kur flasim për një valë të dytë në mënyrë klasike, çfarë kuptojmë shpesh është se do të ketë një valë të parë të sëmundjes në vetvete, dhe më pas ajo përsëritet muaj më vonë. Dhe kjo mund të jetë një realitet për shumë vende brenda një numri muajsh”-tha Ryan, citon CNBC.

Koronavirusi deri tani ka infektuar afro 5.5 milionë njerëz në gjithë botën dhe ka vrarë mbi 346,000.

Shumë vende evropiane dhe shtete amerikane kanë ndërmarrë hapa javët e fundit për të hequr masat e bllokimit të vendosura për të frenuar përhapjen e sëmundjes, por shkaktuan dëme të mëdha për ekonomitë. Shtetet më të goditura në Europë janë Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Italia dhe Franca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *