Vendosni fjalën kyçe....

“Një javë pas dramës me shembjen e teatrit, PD-ja në tryezë me Tërmet Gjiknurin për kuotat gjinore” – Aktivisti i AMT-së


“Një javë pas prishjes së Teatrit Kombëtar, PD-ja është ulur në tryezë me Damian Gjiknurin për të rregulluar kuotat gjinore”, shkruan pedagogu e aktivisti i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Ervin Goci.

Ai shkruan se shoqëria është në alarm kombëtar për sa i përket përfaqësimit pasi 60% a më shumë e saj është krejt e papërfaqësuar.

Goci thekson se PD-ja pas dramës së teatrit, pasi zuri sheshet e ngriti bazën, është ulur në tavolinë me Tërmet Gjiknurin për kuotat gjinore, duke bërë thirrje për organizim për sa i përket energjisë së protestuesve në sheshe.

Një javë pas dramës kolektive me shembjen e Teatrit Kombëtar, pasi përmbysi qeverinë, pasi okupoi sheshe, pasi ngriti tërë bazën, PD shkoi në tryezën me Tërmet Gjiknurin për të rregulluar kuotat gjinore. Zot, çfarë drame, shoqëria në alarm kombëtar përfaqësimi. 60% a më shumë e popullsisë sot është komplet e papërfaqesuar, po flas për këto që janë këtu, se ata të tjerët na kanë thënë çiao. Ka energji të jashtëzakonshme në shesh, duhet organizim..” – shkruan Goci.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *