Vendosni fjalën kyçe....

Përhapet fruthi, 3 persona të rritur janë diagnostikuar në Berat


3 persona janë diagnostikuar me fruth në qytetin e Beratit. Mjekja e spitalit Valbona Pepa është shprehur se 3 persona të rritur janë me fruth.

“Kemi disa raste me fruth, më konkretisht 3 raste te të rriturit, por nuk kemi te Pediatria. Ajo që më shqetëson është se duhet të rrisim shumë sensibilizimin e nënave të cilat ‘paragjykojnë’ bërjen e vaksinës. Ajo ka shumë vite që është në praktikë, shumë fëmijë e kanë bërë dhe padiskutim që duhet të kenë siguri të plotë se të gjithë fëmijët duhet të vaksinohen në kohën e duhur, me qëllim që të shmangen sëmundjet dhe pasojat e fruthit, të cilat ndonjëherë janë edhe fatale për jetën”, tha Valbona Papa, për Top Channel.

Duhet të themi se kjo sëmundje ka rrezik përhapje pasi është një virozë që përhapet lehtësisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *