Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca për Luan Dacin, nuk ishte i pranishëm në Gjykatën e Posaçme të Korruspionit


Është shtyrë seanca për anëtarin tashmë të pezulluar të Komisionit të Pavarur të Apelimit, Luan Daci e cila zhvillohej sot në Gjykatën e Posaçme Kundër-Korrupsionit.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa në këtë seancë e Luan Dacit i cili nuk ishte i pranishëm pasi kishte paraqitur një raport mjekësor.

Pavarësisht se përfaqësohej nga avokati i tij, masa duhet t’i komunikohet personalisht Dacit.

Data e re është shtyrë për ditën e diel.

Daci akuzohet pas një hetimi disa mujor të SPAK se ka falsifikuar dokumentet kur aplikoi për të qenë pjesë e KPA-së pasi ai është përjashtuar në vitin 1997 është shkarkuar nga sistemi i drejtësisë, për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë. Vendimi është marrë më 24 dhjetor të vitit 1997, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *