Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi këmbëkryq i bashkohet sërish protestës: Refuzoni shtetin e Ramës


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i është bashkuar të rinjve të cilët bllokuar rrugën dhe Bulevardin duke u ulur në shesh.

E ulur këmbëkryq, Kryemadhi deklaroi se kjo luftë nuk ka mbaruar duke akuzuar kryeministrin Rama si personin që po i përdhos dinjitetin shqiptarëve.

“Ai teatër nuk është përgjegjësia ime, është përgjegjësi e të gjithë neve bashkë. kam 48 orë që jam pa gjumë, 12 orët e shërbimit i bëra me dinjitet do vazhdoj ta bëj me dinjitet qëndresën time, si qytetarë dhe ju bëj thirrje të gjitha lëvizjeve politike, shoqërisë civile, që s’dalin bëjnë fjalim për të drejta e njeriut, të vijnë këtu e të ishin atje në mëngjes. atje të vijnë, boll morën projekte duke mbaj fjalime “mbro teatrin”.  

Ta mbajnë mend ët gjithë ata policë që kanë prekur me dorë vajza e gra, apo studentë, nuk i frikëson Rama studentë as me të rrahur, pro çdo polic duhet ta mbajë mend që rreh qytetarët, do ta bëjmë personale. Prokuroria shqiptare, reforma në drejtësi që na kanë çarë veshët këta ndërkombëtar, ët vijën të arrestojnë ata polica që kishin mbuluar fytyrat me maska. Ne nuk dimë kush kanë qenë ata, banditë apo policë, kë përfaqësojnë. Unë ja ku jam “ulet në asfalt”, kush të dojë le të vijë.  Nuk do hapim rrugë fare. Këtu do të ulem. Ka burg më të poshtër se burgu i pandemisë së koronavrisuit të Sorosit të Edi Ramës. Ka burg më të madh? Më mirë në burg dhe me dinjitet sesa pa fytyrë në shtëpi. Mos paguani ujin e Lali Erit, mos iu nënshtroni Edi Ramës”-tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *