Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Të hënën hapen baret dhe restorantet, duhet bërë kujdes, ekspozimi do jetë më i lartë


Kryeministri Edi Rama nëpërmjet komunikimit të tij në rrjetet sociale adresoi për qytetarët situatën rreth epidemisë dhe masave ndaj koronavirusit.

Rama tha se nga e hëna me hapjen e fashës tjetër të bizneseve duhet bërë kujdes pasi ekspozimi do jetë më i madh.

Numrat po lëvizin, jemi të vetëdijshëm se rritet ekspozimi, nëse numrat lëvizin kështu do jetë një problem. Në këtë fazë secili prej nesh, është vendimtar, sjellja në raport me rregullat është deçizive. Lehtësimi i masave është delikat.

Nga e hëna, përveç transportit, publik, dhe aktiviteteve sportive dhe kulturore të gjitha të tjerat do jenë hapur. Hiq kinema, klube nate, aktivitetet e lodrave për fëmijë, palestra, të gjitha të tjerat do jenë hapur.

Me hapjen e bareve dhe restoranteve ekspozimi ndaj koronavirusit do jetë i madh. Prandaj duhet të respektohen rregullat dhe protokollet si nga pronarët edhe nga klientët”-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *