Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka përshëndetur deklaratën e Zyrës së Bashkimit Evropian në Shqipëri ku distancohej nga deklaratat e Kryeministrit Edi Rama mbi legalizimin e kanabisit për çështje mjekësore.
Kryemadhi shkruan se Rama po keqpërdor imazhin e BE-së për të justifikuar rikanabizimin e vendit për efekt elektoral.
“Duartrokitje zyrës së BE-së në Shqipëri për distancimin e qartë nga fushata dizinformuese e Edi Ramës në keqpërdorimin e imazhit të BE për të justifikuar rikanabizimin e vendit për efekt elektoral”-shkruan kryetarja e LSI-së.