Vendosni fjalën kyçe....

Asistentja personale e Ivanka Trump-it me koronavirus


Asistentja personale e Ivanka Trump, ka testuar pozitive për koronavirusin. Kështu raporton sot CNN. Megjithatë nuk besohet se vajza e presidentit amerikan rrezikohet, pasi asistentja nuk ka qenë pranë Ivankës për javë me radhë.

Asistentja ishte asimptomatike, ndërsa Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner rezultuan negativë pas testeve të kryera ditën e premte.

Më herët gjatë kësaj jave, u konfirmua me koronavirus edhe një punonjës i presidentit Donald Trump, si dhe dje u konfirmua një nga zëdhënëset e zëvendëspresidentit Mike Pence.

Kjo ka bërë që të shtohet frika për përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë dhe për gjendjen e presidentit Donald Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *