Vendosni fjalën kyçe....

Basha video-konferencë me Sorecën: Nuk mund të ecet përpara pa funksionimin e shtetit ligjor


Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi sot një video-konferencë me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, me rastin e Ditës së Europës.

Gjatë bisedës me Soreca-n, Basha shprehu mirënjohje për mbështetjen e të BE-së për vendin tonë gjatë krizës me pandeminë e Covid -9.

“Me ambasadorin Luigi Soreca në Ditën e Europës: mirënjohje për mbështetjen e çmuar të BE-së për luftën kundër COVID-19 dhe për krizën ekonomike. Vëmendja dhe mbështetja e BE-së është jetike për popullin shqiptar.

Partia Demokratike e përkushtuar për ta bërë anëtarësimin e Shqipërisë në BE realitet për shqiptarët. Mirëpresim vendosmërinë e BE-së për të mbikëqyrur zbatimin e 15 kushteve për hapjen e negociatave: nuk mund të ecet përpara në këtë proces jetik për shqiptarët pa funksionimin e shtetit ligjor, pa vendosjen e standarteve demokratike & pa luftë kundër krimit të organizuar & korrupsionit.”-Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *