Vendosni fjalën kyçe....

Komunitetet fetare kërkojnë hapjen e vendeve të adhurimit, Rama: Pas 18 majit do ketë diçka konkrete


Në një bashkëbisedim me video-konferencë, drejtuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri i kanë kërkuar kryeministrit Rama rihapjen e xhamive, kishave e teqeeve në kuadër të masave lehtësuese që po ndërmerr qeveria në vend.

Ata theksuan se i kanë marrë të gjitha masat që në fillimin e pandemisë për respektimin e vendimit të qeverisë por me zbutjen e saj dhe lehtësimin e bizneseve kërkojnë që kjo gjë të ndodhë edhe me xhamitë, kishat e teqetë.

Kreu i qeverisë u përgjigj se hapja e gjithçkaje do bëhet në mënyrë graduale ndërsa i njoftoi që të bëhen gati për t’u vendosur në kontakt me personat që hartojnë masat lehtësuese për të punuar mbi kalendarin e lehtësimeve deri në normalizimin e situatës.

Kryeministri tha se pas 18 majit mund të bisedohet lidhur me institucionet fetare.

“Kjo është një gjë që duhet bërë në mënyrë graduale. Kjo kërkon një bashkëbisedim me ju se praktikat janë të ndryshme nga komuniteti në komunitet. Ndryshe nga aktivitetet e tjera të biznesit në rastin e komuniteteve fetare duhet bërë bashkarishit. Nga sot apo nesër ju duhet të jeni disponibël për tu vendosur në kontakt me personat që hartojnë masat lehtësuese, për të pasur një konsultim konkret, se si mund të hartohet një kalendar gradual deri në normalizimin e plotë. Nëse do hartojmë një kalendar të arsyeshëm, besoj që më 18 maj kur do të jetë konfiguruar gjithë projekti i fazës së dytë të mund të japim edhe disa indikacione konkrete për institucionet fetare.” – tha ndër të tjera Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *