Vendosni fjalën kyçe....

“Mali” përballë “Bishës”, dy nga njerëzit më të fuqishëm në botë do ndeshen në ring


Dy nga njerëzit më të fuqishëm dhe me trupin më të madh në planet kanë vendosur të bëjnë një ndeshje boksi, teksa ‘Mali’ islandez, Hafthor Julius Bjornsson dhe ‘Bisha’ britanike Eddie Hall pohuan një përballje ‘zyrtare’ mes tyre në Las Vegas.

Bjornsson, i njohur gjerësisht për rolin e tij si personazhi ‘The Mountain’ në serialin ‘Game of Thrones’, para pak ditësh theu rekordin e vendosur nga Hall në peshëngritje, duke çuar 501 kilogramë.

Megjithatë ai nuk duket i kënaqur me suksesin e tij e për këtë arsye e ka ftuar rivalin në një ndeshje boksi. Britaniku iu përgjigj ftesës duke e paralajmëruar kundërshtatin që të përgatitej mirë në mënyrë që të mos turpërohej.

Nëse do zhvillohet siç është parashikuar, ajo do jetë ndeshja mes dy personave me peshën më të rëndë në histori duke qenë se Bjornsson peshon 200 kilogramë dhe ka një gjatësi prej 2.03 metrash kurse Hall peshon 165 kilogramë dhe ka një gjatësi prej 1.87 metra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *