Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmëron Bardhi: Kemi në shqyrtim një deputet socialist, i rrezikohet mandati


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, paralajmëroi nga studio e Abc News se një deputet socialist është në shqyrtim të cilit i rrezikohet mandati.

Sipas Bardhit, ka prova rreth deputeti ndërsa nuk dha detaje të tjera pasi çështja sipas tij është në shqyrtim dhe po mblidhen të dhëna të tjera.

“Kemi në shqyrtim një çështje që ka të bëjë me mandatin e një deputetit të PS-së. Nuk mund të jap më shumë të dhëna sepse s’jemi në shqyrtim

Po nga ato që kemi parë deri tani një deputet duhet të kishte humbur mandatin me kohë. Është një nga oligarkët që ka Edi Rama në parlament. Nuk dua të përgjithësoj sepse ka deputetë të mirë, ka kriminelë dhe ka edhe oligarkë që përdoren për të sjellë mbrapsht paratë  e keqqeverisjes

Kemi disa prova por jemi duke bërë edhe mbledhje të disa të dhënave të tjera.

Shkelja është bërë në Shqipëri. 

Kam disa prova, jam duke pritur disa prova të tjera për të konkluduar një qëndrim zyrtar që do ta bëjmë publik shumë shpejt”- tha Gazment Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *