Vendosni fjalën kyçe....

Rifillimi i Seria A në horizont, Ronaldo kthehet në Torino por duhet të karantinohet për 2 javë


Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo së shpejti do të zbarkojë në Torino pasi avioni i tij privat ka zbritur përfundimisht në Madeira.

Ishte raportuar se avioni i Ronaldos ishte ende në Madrid për shkak të kufizimeve të udhëtimit të vendosura si rezultat i koronavirusit.

Sidoqoftë, Corriere dello Sport dhe Corriere della Sera ndër të tjera pohojnë se avioni u ul më parë në Funchal dhe se numri 7 i Juves mund të kthehej në Itali deri nesër.

Në të vërtetë, ‘Flightradar24’ raporton se një Gulfstream G200 Galaxy ka kaluar nga kryeqyteti Spanjoll, me sa duket ishte avioni i tij privat.

35-vjeçari do të vetë-izolohet dy javë para se të rifillojë stërvitjen me skuadrën. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *