Vendosni fjalën kyçe....

“Ryanair” do largojë nga puna 3 mijë punonjës për shkak të koronavirusit


Kompania ajrore “Ryanair” paralajmëroi largimin nga puna të së paku 3.000 të punësuarve për shkak të krizës në fushëveprim që e ka shkaktuar pandemia globale e COVID-19.

Në deklaratën e kompanisë irlandeze thuhet se vendimi për të pushuar punëtorët ishte i pashmangshëm, ndërsa personeli tjetër do të dërgohet në pushim pa pagesë me një ulje pagash prej 20 për qind.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Michael O’Leary gjatë 12 muajve të ardhshëm do të marrë pagë të ulur prej 50 për qind.

Drejtuesit e “Ryanair” po negociojnë me Boeing për të anuluar urdhrat e mëparshëm për të blerë avionë të rinj.

“Ryanair” punëson afër 17.500 punonjës.

“British Airways” më herët ka njoftuar largimin nga puna të 12.000 punonjësve për shkak të krizës së shkaktuar nga COVID-19. Kompania është në pronësi të grupit spanjoll IAG.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *