Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Zhupës: Për një korsi biçikletash, Veliaj po dëmton bizneset dhe qytetarët tek “Myslym Shyri”


Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës,Erion Veliaj, se po bën një projekt për një korsi biçikletash në shkelje të ligjit.

Zhupa e cila ka publikuar fotot e projektit, thotë se ai është hartuar duke shkelur planin urbanistik të kryeqytetit si dhe duke dëmtuar rëndë bizneset dhe qytetarët në rrugën “Myslym Shyri”.

Zhupa thotë se projekti parashikon heqjen e të gjtha vendparkimet publike të automjeteve në anë të kësaj rruge.

“Veliaj shkel ligjin, bën projekt korsi biçikletash në shkelje të Planit Urbanistik të Tiranës, duke dëmtuar rëndë bizneset dhe qytetaret e rrugës Myslym Shyri!

Bashkia Tiranë ka vendosur të ndërtoj korsi biçikletash me gjatësi 1000 metra në të gjithë rrugën Myslym Shyri duke hequr kështu të gjtha vendparkimet publike të automjeteve në anë të kësaj rrugë, rreth 160 të tilla që ishin aty. Këto vendparkime i kanë shërbyer prej shumë vitesh bizneseve të zonës dhe banorëve.”– shkruan Zhupa.

Qëndrimin e saj, Zhupa e mbështet në rregulloren e Planit të Bashkisë e cila parashikon që bashkia duhet të sigurojë vendparkimet publike në hapësirat e caktuara për banorët e zonës dhe bizneset.

Zhupa thotë se në këtë periudhë të vështirë që po kalojnë qytetarët dhe bizneset për shkak të pandemisë së COVID-19, Veliaj po ua vështirëson edhe më tepër punën.

“Referuar nenit 52, pika 2 të Rregullores së Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë është detyrimi i Bashkisë Tiranë të siguroj vendparkimet publike në hapesirat e caktuara për banorët e zonës dhe bizneset, konkretisht 1 banorë duhet të ketë të garantuar minimum hapësiren 6 m2 parking dhe një objekt biznesi duhet ti garantohet hapësira prej 12 m2.

Është e papranueshme, jo ligjore edhe shumë e demshme për bizneset e asaj rruge, heqja totale e mundësisë së ndalimit dhe parkimit të makinave. Rreth 250 biznese zhvillojnë aktivitetin e tyre tregtar në këtë rrugë dhe e kanë të domosdoshme të kenë vendparkimet e atutomjeteve pranë rrugës për të realizuar furnizimet per nevojat e dyqaneve të tyre dhe parkimin e klienteve për të bërë blerje ne keto dyqane.

Në këtë kohe krize ekonomike nga Covid 19, Veliaj i vetmi kryebashkiak qe gjen menyren si t’ja u veshtiresoj me shume punen dhe mundesite per biznes, qytetareve të tij.”– shkruan Zhupa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *