Vendosni fjalën kyçe....

Grabitja e familjes në Tiranë, Lleshaj pas arrestimit të dyshuarve: Duhet të paguajnë jo vetëm para ligjit


Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj ka reaguar pas arrestimit të tre personave të dyshuar, për grabitjen e një familjeje në fshatin Qiman të Tiranës.

Në një postim në rrjete sociale, ministri thotë se krimi mori përgjigjen më të shpjeten nga policia e shtetit, ndërsa shton se autorët duhet të paguajnë jo vetëm para ligjit por edhe para shoqërisë.

“Edhe sot krimi mori një përgjigje të shpejtë nga Policia e Tiranës, drejtuesit dhe oficerët e të cilës meritojnë përgëzime të veçanta.

Me angazhim intensiv dhe profesionalizëm ata i dhanë qytetarëve një lajm lehtësues, pas tronditjes që shkaktoi grabitja e shëmtuar dhe e ulët e një nate më parë.

Goditja e fenomeneve të tilla, ku pabesisht dhe paturpësisht kryhen akte kriminale edhe brenda rretheve familjare, përveç reagimit policor, kërkon edhe reagim shoqëror.

Këta persona duhet të paguajnë jo vetëm detyrimin përballë ligjit, por edhe atë përballë familjes dhe shoqërisë në tërësi.

Policia e Tiranës dha sot një mesazh të mirë angazhimi në shërbim të qytetarëve”, thekson Lleshi.

Për të dhënën lajmin e arrestimit të tre të dyshuarve për grabitjen e dy ditëve më parë, doli vetë kreu i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.

Jaupi tha se në pranga kanë rënë: shtetasi me inicialet J.A., 29 vjeç, organizator i grabitjes, dhe dy vëllezërit me inicialet N.B dhe D.B, nga Tapiza. Policia ka sekuestruar automjetin që dyshohet se është përdorur nga autorët, si dhe njërën prej armëve, e cila u gjet nga polumbarët e Repartit Special RENEA e hedhur në lumin Tapizë. Grupi i zhytësve po punon për gjetjen e armës tjetër.

Këta persona akuzohen se kanë hyrë të enjten në banesën e shtetasit me inicialet B. Z., në fshatin Qinam një ditë më parë, e lidhën atë dhe pas kërcënimeve me armë i morën atij 400 mijë lekë të vjetra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *