Vendosni fjalën kyçe....

Bashkitë që e kanë fituar dhe po e fitojnë betejën me koronavirusin (HARTA)


Sipas të dhënave të publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë, edhe 5 bashki të reja po fitojnë betejën me koronavirusin.

Në disa bashki të mëdha të vendit nuk ka më persona të infektuar. Bëhet fjalë për Durrësin, Hasin, Kavajën, Vlorën, Pukën, Rrogozhinën, Tropojën, Mallakastrën.

Ndërsa në disa bashki të tjera regjistrohet vetëm një rast aktiv, siç janë: Fieri, Korça, Lezha, Lushnja dhe Mati.

Ndërkohë katër vatrat e nxehta në vend janë Tirana, Shkodra, Kruja dhe Kurbini, të cilat kanë numrin më të lartë të të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë tha se në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë vetëm 7 persona, duke e çuar në 789 numrin total të të infektuarve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *