Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas këmbësorin në Fushë Krujë, 68-vjeçari dërgohet në spital


Një aksident ka ndodhur në fshatin Kameras në Fushë Krujë ku një këmbësor është përplasur nga një mjet i paidentifikuar.

Shtetasi i aksidentuar me iniciale B.L rreth 68-vjeç është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 06.08.2021, në orën 20:40, në Kameras, Fushë Krujë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. L., rreth 68 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja. Shtetasi B. L., ndodhet në spital nën kujdesin me mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit”-njofton policia.