Vendosni fjalën kyçe....

Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton bien pre e hakerave, i publikojnë videon personale


Hakerat kanë targetuar këtë radhë këngëtaren Nicole Scherzinger dhe i kanë publikuar videon intime me ish-të dashurin e saj, Lewis Hamilton.

Çifti shihet duke u puthur dhe përqafuar në krevat, në pamjet e realizuara me një telefon celular. Videoja e cila zgjaste më shumë se dy minuta, është parë brenda natës të paktën 286.000 herë.

Një burim i afërt me këngëtaren tha për gazetën “The Sun”: “Nicole do të mërzitet shumë kur të shohë xhirimet online”.

Ish-gjyqtarja e “X Factor”, është e famshmja e fundit që bie viktimë e hakerëve që thyejnë fjalëkalimet për iCloud dhe mediat sociale.

Nicole dhe kampioni i F1 Lewis, kanë dalë sëbashku për tetë vite me radhë, derisa u ndanë përfundimisht në vitin 2015.

Ndërsa fliste për ndarjen në 2015-ën, Lewis zbuloi se ai pëlqente më shumë makinat se atë.

“Makinat e mia janë foshnjat e mia. Unë thosha, po marr një nga vajzat për makinën, mund të vish nëse do por ti je e dyta”, tha ai.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *