Vendosni fjalën kyçe....

Kurti shprehet i sigurt: Në zgjedhje fitojmë edhe nëse të gjitha partitë bëhen bashkë


Kryeministri në Detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Euro News Albania deklaroi se Vetëvendosja është dyfishuar që prej zgjedhjeve të fundit.

Kurti u shpreh i sigurt se nëse shkohet në zgjedhje partia që ai drejton mund të mundë partitë e tjera edhe nëse bashkohen të gjitha.

Sondazhi i fundit na nxjerr me 52.8% të votave, LDK me 17% dhe PDK me 12.4%. Kjo ka shkaktuar një panik të madh dhe i ka bërë të gjithë bashkë. Më 6 tetor kemi dalë të parët. Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja me ç’rast do t’i mundim edhe po u bënë bashkë që të gjithë. 6 muaj e fundit VV është dyfishuar në krahasim me zgjedhjet e tetori kur doli e para. Kjo ka ndikuar të që gjithë të bëhen bashkë kundër nesh që të ruajnë ato privilegjet që kanë pasur pas luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë”- deklaroi kreu i VV-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *