Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Lushnjë, humb jetën një person


Një aksident ka ndodhur në pak minuta më parë, në fshatin Grabjan.

Shtetasi K.Q, 63 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnje, duke udhëtuar me motomjetin e tij, është përplasur me një mjet bujqësor(motorrkorrëse) e cila drejtohej nga shtetasi B.Z., 61 vjeç, banues në Grabjan.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi K.Q.

Në Komisariatin e Policisë Lushnje ështe shoqëruar drejtuesi i motorrkorrëses dhe po kryhen veprimet proceduriale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *