Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nesër vendimi për arsimin, nuk duam që nxënësit të humbasin vitin shkollor


Kryeministri Edi Rama në emisionin “Real Story” deklaroi se ditën e nesërme do publikohet vendimi final për arsimin.

Kryeministri tha se në planin e detajuar ideja është që të mbrohet viti shkollor që nxënësit të mos e humbasin atë.

Kemi parë shumë vende që kanë vendosur të mos i hapin, Italia e fundit. Sot kemi pasur një diskutim me ministren, besoj nesër do kemi një vendim përfundimtar. Ideja është të mbrojmë vitin shkollor, Maturën Shtetërore dhe nxënësit të mos humbin vitin shkollor. Si do të bëhet kjo pa hapur shkollën? Nesër do detajohet.

Kujtoj që në zonën më të populluar të Shqipërisë Tiranë-Durrës ne në nëntor morëm goditje edhe nga tërmeti gjë që ka bërë të rritet shumë numri i nxënësve në shkollat e padëmtuara, ku hapja e procesit mësimor është faktikisht e pamundur, nga ana tjetër ne nuk duam të humbim vitin shkollor. Ne kemi hartuar një proces disi tjetër nga vendet e tjera. Besoj që do bëjmë diçka në këtë drejtim. Kemi skenar pozitiv qoftë për të mbrojtur shëndetin, qoftë për të mbrojtur nxënësit dhe qoftë për të mbrojtur vitin”- tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *