Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri njofton lehtësimin e lëvizjes për bizneset, por ka edhe një paralajmërim


Kreu i qeverisë ka njoftuar lehtësimin e lëvizjes për bizneset e lejuara.

Nëpërmjet komunikimit të zakonshëm në Facebook, ai ka publikuar një video shpjeguese lidhur me aplikimin.

Rama u bën thirrje bizneseve që të bëjnë kujdes me abuzimin pasi në rast zgjedhjeje të një seksioni që nuk ka lidhje me biznesin, ai do bllokohet në sistem.

“LEHTËSOHET LËVIZJA PËR BIZNESET E LEJUARA! GATI “LEJE QARKULLIMI SIPAS NEVOJËS SË SUBJEKTEVE” NË ëëë.e-albania.al

TRE SEKSIONE TË DEDIKUARA SIPAS PROFILIT TË BIZNESIT, PËR:

TRANSPORT PËR STAFIN ME AUTOBUSË OSE FURGONA

LEJE-DALJE PËR TË MARRË SHËRBIME PRIVATE DHE PUBLIKE NË ÇDO KOHË BRENDA FASHËS ORARE ZYRTARE: 05.00-17.30

LEJE E VEÇANTË PËR BIZNESET QË OFROJNË SHËRBIM 24/24

KUJDES! ABUZIMI ME APLIKIMET PËR LEJE DUKE ZGJEDHUR SEKSIONIN QË NUK KA ASNJË LIDHJE ME AKTIVITETIN TUAJ, SJELL BLLOKIMIN E BIZNESIT TUAJ NË SISTEM.

NDIQNI VIDEON ORIENTUESE PËR PROCEDURËN DHE TË GJITHA PAQARTËSITË!” – shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *