Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse ndonjë do të më imitonte, do të doja të ishte Brad Pitt” – Aktori i plotëson dëshirën mjekut infeksionist (VIDEO)


Mjekët janë kthyer në personazhet më të diskutuar e të preferuar të momentit për shkak të pandemisë së COVID-19, e në SHBA nëse ka një ekspert mjekësor më të komentuar, ai është Anthony Fauci.

Eksperti për sëmundjet infektive,  kishte deklaruar para pak kohësh: “Nëse ndonjë aktor do të më imitonte në emisionin ‘Saturday Night Live’, do të doja të ishte Brad Pitt”.

E aktori ia ka plotësuar dëshirën. Në një shfaqje si kurrë më parë në “SNL”, Pitt u shfaq duke imituar mjekun e famshëm.

 “Së pari, unë do të doja të falënderoja të gjitha gratë më të moshuara në Amerikë që më kanë shkruar në postën elektronike, frymëzuese dhe nganjëherë grafike”–  tha Pitt duke imituar Faucin me doza humori.

E ai nuk la pa përmendur presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Pitt duke u hequr si Fauci, mundohej të shpjegonte ato që Trump kishte dashur të thoshte gjatë deklaratave të tij.

E në fund të imitimit, aktori i dërgon një mesazh Fauci-t, duke e falenderuar për punën e tij.

 “Faleminderit për qetësimin dhe qartësinë në këtë periudhë jo të qetë. Njëherësh, faleminderit punëtorëve mjekësorë, mjekëve dhe familjeve të tyre, që janë në vijë të parë të mbrojtjes kundër koronavirusit”, tha Pitt i cili hoqi paruken dhe syzet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *