Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi ia kalon Mustafës të drejtën e formimit të qeverisë së re


Presidenti i Kosovës, Thaçi, ia ka kërkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës emrin e mandatarit për qeverinë e re të vendit.

Lajmi është pohuar nga presidenca, sipas së cilës pasi lëvizja Vetëvendosje nuk u është përgjigjur thirrjeve të tij për emrin e mandatarit ka vendosur t’ia kalojë këtë të drejtë LDK-së.

Në njoftimin e presidentit Thaçi theksohet gjithashtu se LDK-ja ka pohuar se e ka shumicën e nevojshme në Kuvend për formimin e qeverisë së re.

“Në përputhje me mandatin kushtetues dhe në respektim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në rastin nr. K0103/14, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të parakohshme, ruajtjes së stabilitetit të vendit dhe në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimitet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me të gjitha partitë politike parlamentare dhe pajtimit të shumicës së tyre absolute për të formuar Qeveri të re, pas mosdërgimit të emrit të kandidatit për të formuar Qeverinë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje përkundër 5 kërkesave nga ana e Presidentit të vendit, si dhe në përputhje me Kriteret Mbizotëruese për formimin e Qeverisë së re, pas takimit të pasdites së djeshme ku kreu i LDK-së, Mustafa ka konfirmuar se ka siguruar shumicën e mjaftueshme në Kuvend, presidenti Thaçi ka përmes një letre i ka kërkuar emrin e mandatarit potencial për formimin e Qeverisë së Kosovës.” – thuhet në njoftimin e Thaçit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *