Vendosni fjalën kyçe....

Nisin provat në Britani, vaksinohen 510 të parët kundër Covid-19


Mbi 500 vullnetarë në Britani filluan procesin e marrjes së dozave të para të një vaksine kundër Covid-19, të prodhuar në vend.

Vaksina është zhvilluar nga ekipe në Institutin Jenner të Universitetit të Oksfordit dhe Oxford Vaccine Group dhe puna për të filloi që në janar.

Një total prej 510 vullnetarësh të shëndetshëm midis moshës 18 dhe 55 vjeç do të marrin pjesë në provat klinike teksa Britania është vendi i tretë pas SHBA-së e Kinës që kanë nisur testimin mbi njerëzit, ndërsa Rusia e Gjermania pritet ta nisin shumë shpejt testimin.

Një kompani gjermane bioteknike gjithashtu mori miratimin rregullator për testimin e përshpejtuar në fillim të kësaj jave.

Një grup i veçantë studiuesish në Imperial College London kanë testuar një tjetër kandidat potencial për kurimin e Covid-19 që është provuar te kafshët në muajin shkurt. Provat klinike pritet të fillojnë në qershor dhe studiuesit thonë se shpejtësia e procesit u ndihmua shumë nga zyrtarët kinezë të shëndetësisë që shkëmbyen të dhënat e tyre mbi infeksionin e koronavirusit të ri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *