Vendosni fjalën kyçe....

Testi eksperimental që zbulon koronavirusin për 40 minuta


Studiuesit amerikanë janë duke zhvilluar një test të shpejtë, që mund të diagnostikojë një infeksion të Covid-19 në rreth 40 minuta. Teknologjia e re është akoma eksperimentale dhe bazohet në teknikën revolucionare të redaktimit të gjenit.

Ky sistem funksionon si një redaktues teksti që lejon modifikimin e materialit gjenetik, ADN-së, të çdo qenie të gjallë. Teknika është krijuar në vitin 2011 nga amerikanja Jennifer Doudna dhe francezja Emmanuelle Charpentier, dhe ka sjellë një revolucion në kërkimet themelore. Kjo teknikë po përdoret për trajtimin eksperimental të disa sëmundjeve, përfshirë këtu edhe kancerin.

Një ekip në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko duke përdorur idenë origjinale të Doudna-s, pretendon se ky mjet mund të aplikohet edhe në materialin gjenetik të koronavirusit të ri, të bërë nga ARN.

“Kjo teknologji është shumë interesante sepse do të lejonte zhvillimin e një testi që çdokush mund të bënte në shtëpi shumë shpejt”– shpjegon për këtë Jennifer Doudna, studiuese në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley. “Kjo mund të raportojë një infeksion, veçanërisht në rastet asimptomatike,” thekson ajo.

ARN është molekula ndërmjetëse që lexon udhëzimet e shkruara në ADN dhe i shndërron ato në proteina, molekula që kryejnë funksione jetësore. Të gjitha gjallesat, nga bakteret mikroskopike deri te balenat e mëdha blu, kanë nevojë për AND-në për të jetuar dhe riprodhuar.

Strategjia e koronavirusit është të futet në mes të këtij procesi. Kjo i lejon atij të përdorë një makineri qelizore për të prodhuar kopje të vetvetes. Gjenoma jonë ruhet në një spirale të formuar nga dy shirita shumë të gjatë të ADN-së që lidhen me njëra-tjetrën si zinxhir. Në vend të kësaj, koronavirusi përbëhet nga një rrip i vetëm i ARN-së dhe kjo është pika e dobët që skuadra amerikane ka shfrytëzuar.

Ajo që ka bërë ekipi i San Francisko-s është të krijojë një molekulë CRISPR që përmban katër elementë: sekuencën gjenetike të dy gjeneve për koronavirusin e ri që shërben si një udhëzues, proteinën Cas 12 që vepron si një gërshërë dhe një fragment i tretë i AND-së fluoreshente, siç është botuar në Nature Bioteknologji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *