Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Qeveria bleu me 4 fish më shtrenjtë kitet, të rritet numri i testimeve


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një lidhje direkt me emisionin “Open” deklaroi se qeveria nuk ka plan dhe as strategji për situatën e shkaktuar nga koronavirusi.

Sipas Bashës, qeveria ka blerë me katërfish tamponin testues si edhe zhvillon shumë pak testime në popullsi.

Kemi dy probleme madhore. Sa të besueshme janë të dhënat zyrtare. Jemi vendet me testimet më të ulëta në botë. Ka vatra të reja të koronavirusit. Testimet mbahen të ulëta për të mos treguar dimensionin e infeksionit. Problemi kryesor i qeverisë është se nuk ka plan dhe as strategji. Nuk e kemi përdorur ketë situatë për politike, kemi kontribuar në shëndetin e shqiptarëve. Qeveria i mori vonë masat. Kur ne I kërkuam në shkurt, qeveria u tall. Qeveria humbi kohë. Tamponi testues është blerë me katërfish çmimi. U blenë me vonesë”-tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *