Vendosni fjalën kyçe....

Nis riatdhesimi, aeroportet, fluturimet e oraret (Grafiku)


Nga dita e sotme kanë nisur fluturimet për riatdhesimet e shqiptarëve që kanë mbetur jashtë vendit si dhe të atyre që duan të largohen nga Shqipëria e që kanë mbetur të bllokuar për shkak të pandemisë Covid-19.

Aviacioni Civil ka publikuar destinacionet prej nga ku fluturohet dhe oraret respektive. Katër fluturimet e ditës së sotme janë të gjitha nga dy aeroportet italiane të Romës e Barit.

Ditën e nesërme janë dy fluturime nga dhe për Gjermani në aeroportin e Frankfurtit. Më 22 prill janë dy fluturime prej dhe për në Londër ndërsa me 23 prill radhën e ka Parisi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *