Në një aksident të çuditshëm e tragjik, një avion luftarak i Çadit, që ishte i parkuar në bazën ajrore Adji Kossei gjuajti një raketë që goditi një kamion bosh e më pas një shtëpi aty pranë duke vrarë 5 civilë.
Ngjarja tragjike u kap në kamerat e bazës ushtarake ku tregohet çasti i saktë kur raketa e dalë nga avioni SU-25 që po përgatitej për ngritje niset me shpejtësi.
Raketa shpërtheu përmes një autoboti bosh dhe një avioni transportues të ushtrisë franceze, C-130 Hercules, para se të godiste një banesë në zonë duke vrarë 5 civilë, 3 prej të cilëve fëmijë sipas mediave vendase.