Vendosni fjalën kyçe....

Australia zbut masat bllokuse ndaj koronavirusit, rihapen plazhet


Pas gati tre javësh larg rërës dhe sërfit, banorët në Sidnej të Australisë vërshuan të hënën drejt plazheve më popullore të qytetit, ndërsa autoritetet lehtësuan kufizimet ndaj pandemisë së Covid-19.

Megjithatë plazhi më i famshëm i qytetit, ai i Bondi-t, vazhdon të jetë i mbyllur.

Plazhet e Coogee, Clovelly, Maroubra dhe Malabar u rihapën të gjitha këtë fillim jave, më shumë se 20 ditë pasi autoritet lokale vendosën të ndalonin hyrjen atje, për frenimin e pandemisë.

Kjo sipas ekspertëve, do të ndikojë pozitivisht për shëndetin mendor të qytetarëve. Megjithatë, rregullat e distancimit social do të vazhdojnë të jenë në fuqi.

“Mendoj se është fantastike. E kemi dëshiruar këtë gjë që prej mbylljes së plazheve. Këtu është një vend shumë i mirë për të qëndruar i shëndetshëm; Ajri i detit, dielli, rëra, janë mënyra më e mirë për të mundur virusin”, thotë Daniela,  një banuese e atij qyteti.

Deri më tani, Australia ka shmangur shifrat tragjikë të viktimave nga koronaviursi që raportohen në vende të tjera të botës, pasi mbylli kufijtë dhe zbatoi masa kufizuese të lëvizjes se qytetarëve.

Masat e kanë ulur ndjeshëm kurbën e infektimeve të reja në më pak se 40 raste në ditë,  dhe si pasojë qeveria mund të lehtësoje edhe më tej kufizimet pas mbledhjes së kabinetit që pritet të martën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *