Vendosni fjalën kyçe....

Kina sfidon SHBA-në në Paqësor, planifikon ndërtimin e 6 aeroplanmbajtëseve të reja


Aeroplanmbajtëset e rinj me motor bërthamor të flotës ajrore të Kinës do të shtohen teksa vendi aziatik ka nisur nismën për rindërtimin e flotës deri në vitin 2035, thanë ekspertët ushtarakë kinezë.

Ky projekt është pjesë e një shtytjeje ambicioze për të modernizuar dhe për të kapërcyer Shtetet e Bashkuara në Oqeanin Paqësor.

Sipas projektit në fjalë, Pekini do ndërtojë të paktën gjashtë aeroplanmbajtëse të reja që do të jenë në dispozicion për misionet në det të hapur deri në vitin 2035.

Katër prej tyre do të funksionojnë me motor bërthamor thanë për South China Morning Post, specialistë kinezë që do merren me programin.

Ekspertët shtuan se aeroplanmbajtëset do të vijnë gjithashtu të pajisura me katapultat elektromagnetike të ngjashme me sistemin e EMALS të përdorur në homologët e tyre amerikanë.

Kjo do t’u mundësojë avionë luftarakë që të ngrihen në ajëër më shpejt, sesa në anijet e vjetra që punojnë me naftë.

Aktualisht, marina kineze operon vetëm me aeroplanmbajtësen, “Liaoning”. E ndërtuar në vitin 2012, ajo është blerë gjysmë e ndërtuar nga Ukraina pas rënies së Bashkimit Sovjetik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *