Vendosni fjalën kyçe....

OBSH: Të shëruarit nga koronavirusi nuk kanë fituar imunitet


Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i OBSH-së për emergjencat shëndetësore

Nuk ka prova që testet e gjakut për zbulimin e antitrupave Covid-19, të tregojnë nëse një person ka imunitet apo nuk është më në rrezik të ri-infektohet.

Kështu ka njoftuar Organizata Botërore të Shëndetit (OBSH).

Në një konferencë, epidemiologët e OBSH-së paralajmëruan se megjithë shpresat që qeveritë në të gjithë botën kishin vendosur në testet e antitrupave për të rihapur ekonomitë, nuk kishte akoma prova që njerëzit që janë infektuar një herë, të kenë fituar imunitet.

Shkencëtarët në shumë vende, po zhvillojnë teste të reja të gjakut për të matur nivelin e ngritur të antitrupave, por deri më tani asnjë prej tyre nuk është vërtetuar.

“Ka shumë vende që sugjerojnë përdorimin e testeve të shpejta serologjike diagnostikuese për të kapur atë që mendojnë se do të jetë një masë e imunitetit. Tani për tani, ne nuk kemi asnjë provë se përdorimi i një testi serologjik mund të tregojë se një individ ka imunitet ose është i mbrojtur nga riinfeksioni.”– tha doktoresha Maria van Kerchief në një konferencë për shtyp në Gjenevë, citon  NYT.

Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i OBSH-së për emergjencat shëndetësore, tha se ndoshta ajo që quhet ‘imuniteti i tufës’ ende nuk është arritur.

“Pritej që imuniteti i tufës të ndodhte dhe shumica e personave të zhvillonin antitrupa. Por deri më tani provat po e kundërshtojnë këtë teori. Nuk po e zgjidhim problemin ashtu siç pritej,”-tha ai.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi, të cilët janë infektuar sërish ka pësuar rritje ditët e fundit, gjë që ka ngritur edhe shqetësimin lidhur me funksionimin e antitrupave në organizëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *