Vendosni fjalën kyçe....

Kufizimet nxisin protesta në Afrikë, njerëzit dalin në rrugë e kërkojnë ushqim


Trazira janë përhapur në gjithë Afrikën, me protesta lidhur me mungesat e ushqimit teksa disa qeveri kanë vendosur përdorimin e ushtrisë për të rivendosur rendin, teksa pandemia Covid-19 po trondit kontinentin e varfër.

Protestat kanë shpërthyer në Kejp Taun të Afrikës së Jugut, ndërsa ushtria është mobilizuar në Lesoto për të rivendosur rendin.

Edhe në Zimbabve njerëzit kanë dalë në rrugë duke kërkuar ushqim. Afrika ka më shumë se 1.000 vdekje nga Covid-19, tha të shtunën Qendra e Afrikës për Kontrollin e Sëmundjeve.

Një total prej 52 nga 54 vendet e Afrikës kanë raportuar raste të virusit vdekjeprurës, me numrin e përgjithshëm të rasteve më shumë se 19.800.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *