Vendosni fjalën kyçe....

Shkodra qyteti i dytë më i prekur në Shqipëri, Ademi: Qytetarët telefonjnë për të bërë testin por institucionet nuk i përgjigjen


Shkodra është qyteti i dytë më i prekur në Shqipëri pas Tiranës me numrin e rasteve duke regjistruar 94 të tillë.

Me anë të një deklaratë për shtyp, kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, akuzoi qeverinë se nuk ka një vëmendje ndaj qytetit që ajo drejton.

Fatkeqësia shumë e madhe është që kjo çështja e bashkëpunimit të ndërsjellë është bërë si një bombë e madhe që do shpërthejë pandeminë. Tani, kjo është shumë e rëndë edhe të vazhdohet të trumbetohet mendoj se është e pavend. Ajo që ka munguar në Shkodër dhe po e ritheksoj, lidhet me faktin e një mungesës së një përgjegjësie për t’ju qasur nevojës së domosdoshme, për t’ju përgjigjur asaj që ka qenë ekzigjente dhe domosdoshmëri në Shkodër. Nëse unë kam thënë kujdes spitalin, kujdes protokollin e shtrimeve në spital. Nëse unë kam thënë të rritet numri i testimeve, në fakt tani po rritet numri i testimeve në krahasim me përpara“- tha Ademi.

Ajo shtoi edhe njëherë nevojën e bërjes së më shumë testeve  ku deklaroi se janë familje të tëra që kanë kërkuar të testohen, por që institucionet nuk janë përgjigjur.

Unë jam e bindur dhe ka denoncime në Shkodër që janë familje të tëra në shtëpi, që nuk e kanë pasur të mundur t’u bëhet testi apo që kanë raportuar te 127 dhe nuk u është bërë testi. Prandaj, ky çekani që bie nuk ka lidhje me bashkëpunimin, por me nevojën që duhet të merren përgjegjësi, që nuk mund t’u lihen vetëm njerëzve për t’iu kërkuar që të izolohen. Kjo është një masë që tregon se shteti nuk ekziston dhe shteti nuk të përgjigjet në testim. Fakti që kjo u lihet vetëm qytetarëve, mendoj se kjo nuk është e drejtë. Kjo është ajo trumbetimi që kam bërë unë për të marrë disa përgjegjësi”- tha Ademi.

Kryebashkiakja e Shkodrës apelon institucionet që të rrisin urgjentisht dhe në masë sa më të madhe testimet si e vetmja mënyrë për të frenuar infeksionin.

Që nga data 28 shkurt dhe deri në 6 prill  mua më është raportuar se janë 168 testime. 6 prilli jemi para dhjetë ditësh dhe sot niveli i testimeve është 467 në Shkodër. Kjo është një indikator i vogël, por që tregon  se me rritje e testimeve do të identifikoheshin të gjitha ata që ishin të sëmurë“- përfundon deklaratën e saj Ademi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *