Vendosni fjalën kyçe....

Rama rishikon buxhetin, ul shpenzimet qeveritare e rrit buxhetin e rezervave


Kryeministri Rama ka rishikuar buxhetin duke kaluar më shumë fonde për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Sipas Aktit Normativ, të publikuar nga A2, rezulton se 5.5 miliardë lekë shpenzime janë shkurtuar nga shpenzime e qeverisë ndërsa është rritur në 16.2 miliardë euro Fondi Rezervë i Këshillit të Ministrave.

“1.7 miliardë lekë për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme. 13.5 miliardë lekë si kontigjencë per paketën sociale anti-Covid-19. 1 miliard lekë për emergjenca të tjera në kuadër të masave anti-covid 19”, theksohet në Aktin Normativ.

Gjithashtu, rialokimet kanë mundësuar krijimin e një kontigjence për risqet e borxhit në vlerën e 4 miliardë lekëve. “Kontigjenca për risqet e borxhit prej 4 miliardë lekësh lekësh përdoret nga Ministri përgjegjës për Financat për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit, me ndikim në shpenzimet për interesa”, theksohet në draftin e Aktin Normativ të Ministrisë së Financave.

Një propozim i ngjashëm është bërë edhe nga kreu i opozitës Basha pak kohë më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *