Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 32 numri i personelit shëndetësor të shëruar ndaj koronavirusit, 2 mjekë në Tiranë fituan luftën


Numri i personelit shëndetësor të cilët kanë fituar luftën me COVID-19 ka shkuar në 32. Ditën e sotme janë shtuar 2 mjekë në Tiranë të cilët kanë arritur të rikuperohen ndaj virusit.

Numri total i pacientëve dhe stafit mjekësor që ia kanë dalë të mposhtin virusin në vendin tonë ka shkuar në 217 gati sa gjysma e personave të infektuar në total.

Lajmin për shërimin e dy mjekëve e ka dhënë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Shërimi i plotë edhe i 2️mjekëve në Tiranë të prekur nga COVID19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetë

Shkon në 3️2️ numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19

Deri tani janë 2️1️7️ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19”-shkruan Ministrja.