Vendosni fjalën kyçe....

Majk Tajson zbulon se kush do e fitonte ndeshjen nëse do ishte përballur me Muhamed Aliun (Video)


Ata janë dy nga boksierët më të mëdhenj në hisotri në peshën e rëndë e Majk Tajson ka zbuluar se kush do e kishte fituar ndeshjen nëse ai do përballej me Muhamed Aliun.

Dy boksierët janë përballur së fundmi në formë virtuale në finalen e ‘Super Series eWorld Boxing Super’, që u bë për të mbajtur aktivë fansat në mbarë botën teksa veprimtaritë janë ndërprerë për shkak të Covid-19.

Në ndeshjen virtuale ishte Tajson ai që mbizotëroi, megjithëse boksieri beson se nëse do ishte ndeshur me Muhamed Aliun në jetën reale, rezultati do të kishte qenë shumë i ndryshëm.

“Unë e di se është një lojë fantazi. Me shumë mundësi do e fitoja ndeshjen virtuale, por nuk do e fitoja ndeshjen e vërtetë nëse do ishte zhvilluar.” – tha Tajson për Yahoo Sports.

“Aliu është boksieri më i madh që ka ekzistuar.”

https://www.youtube.com/watch?time_continue=118&v=504I-8eaGUo&feature=emb_logo


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *