Vendosni fjalën kyçe....

La Casa de Papel ia kalon edhe Game of Thrones, bëhet seriali më i shikuar


“La casa de papel 4” kishte muaj me radhë që pritej me padurim nga publiku. Filmi nga Netflix ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm që prej daljes së tij më 3 prill.

Një studim ka verifikuar se aktualisht “La casa de papel” është seriali më i shikuar në botë, duke ia kaluar dhe “Game of Thrones” dhe “The Walking Dead”. Dhe për të gjithë adhuruesit e këtij filmi mediat spanjolle raportuan pak ditë më parë se ka edhe 2 sezone të reja.

Spanjollja “Marca” shkroi se ‘hiti’ i Netflix-it do të realizojë edhe dy sezone të tjera. Marrëveshja me gjigantin e transmetimit është bërë para se të publikohej sezoni i katërt.

Xhirimet e serialit ishin planifikuar të nisnin disa muaj më parë, por për shkak të situatës globale të krijuar nga koronavirus, janë shtyrë për një datë tjetër pas përfundimit të pandemisë. Ndërkohë, Netflix nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se do të ketë edhe dy sezone të tjera të serialit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *