Vendosni fjalën kyçe....

A e kërcënoi vërtet Albin Kurtin? Flet qytetari: Nuk jap asnjë cent për kokën e tij


Pasi Lëvizja Vetëvendosje e denoncoi në polici për kërcënimin e kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar personi i dyshuar.

Qytetari me inicialet D.A, ka bërë një tjetër postim në ‘Facebook’ ku shprehet se nuk e kërcënuar Albin Kurtin dhe nuk i jep kurrë as një cent e jo më 10 milionë euro për kokën e tij.

Ai thotë se ka cituar një thënie të shkencëtarit Albert Ajnshtain, por që sipas tij të tjerët e kanë keqpërdorur.

 “Gazetat e nevojtoreve që shkruajnë gjëra të pavërteta, se kinse une kam dhënë Euro apo Dollarë për kokën e Albinit, ju tregoj se askund nuk është përmend një Monedhë Euro apo Dollarë. Këto 10 milionë mund të jenë edhe copa të letrës së nevojtores apo kanta të mbeturinave. Për kokën e Albinit unë personalisht nuk i jap 10 milion (çfarëdo qofshin ato), se ai as një cent vlerë për mua nuk e ka. Mos e citoni Dottore Albert Zweistein në emrin tim OK?

Ata që i kam pas në shoqëri dhe janë gju pas shpinës time, ju kam njoft edhe më parë se jini njerëz pa asnjë vlerë dhe edukatë, por jeni vetëm hajvana. E mjerë familja që juve ju ka”, ka shkruar D.A.

Postimi i parë:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *