Një 90-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme te Spitali Infektiv në Tiranë duke e çuar në 22 numrin e viktimave lidhur me Covid-19 në Shqipëri.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë i moshuari ka ndërruar jetë për shkak të tromboembolisë pulmonare ndërsa theksohet se ai vuante nga disa sëmundje shoqëruese si diabeti e hipertensioni.
Ai ndodhej i shtruar prej 5 ditësh te Infektivi nën terapi intensive.
Aktualisht në Shqipëri ka zyrtrarisht 377 persona të prekur nga Covid-19 me numrin më të madh të të prekurve në Tiranë, Shkodër, Durrës, Fier e Lezhë.
Njoftimi
“Një pacient 90-vjeçar ka humbur jetën në spitalin infektiv, si pasojë e tromboembolisë pulmonare.
90-vjeçari ishte i prekur edhe nga COVID19 dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension). Pacienti ndodhej i shtruar prej 5 ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90-vjeçarit është tronboembolia pulmonare.”