Vendosni fjalën kyçe....

Klinika Stomatologjike në QSUT e hapur për ugjencat dentare


Klinika Stomatologjike në QSUT është në gatishmëri për urgjencat dentare.

Sipas ministres së Shëndetësisë, në dy javët e fundit aty janë trajtuar më shumë se 500 raste dhe se klinika do vijojë të jetë e hapur për rastet që kanë nevojë.

“Klinika Stomatologjke Universitare në gatishmëri për urgjencat dentare. Më shumë se 500 urgjenca janë trajtuar në dy javët e fundit. KSU qëndron e hapur vetëm për urgjencat stomatologjike. Ju lutem respektoni rregullat e distancimit social, e vetmja armë që kemi në dorë kundër përhapjes së infeksionit. Respekt për stafet mjekësore në shërbim.” – shkruan Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *