Vendosni fjalën kyçe....

Donald Trump: Do i japim Italisë 100 milionë dollarë ndihma mjekësore


Presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar se do të dërgojë si ndihma në Itali rreth 100 milionë dollarë mjete dhe produkte të kujdesit shëndetësor për të luftuar koronavirusin.

President Trump dhe kryeministri italian Conte më parë kishin patur një bisedë telefonike. Ky i fundit tha se e falenderon Trump-in për ndihmën.

“Kam pasur një bisedë të gjatë dhe miqësore me presidentin amerikan. Unë jam shumë mirënjohës për solidaritetin dhe mbështetjen e miqve amerikanë.”– tha Conte, citon Corriere della Sera.

Ai tha se qeveria italiane vazhdon të punojë për të kapërcyer këtë sfidë të vështirë.

 Vetë Trump u komentoi gazetarëve: “Unë fola me kryeministrin Conte. Giuseppe ishte i lumtur. SHBA-ja do të ndihmojë gjithashtu Spanjën dhe Francën.”

 Sipas njoftimit, megjithatë, nuk do të ketë asnjë mbështetje “monetare”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *