Vendosni fjalën kyçe....

“Të mbrohet personeli mjekësor me çdo kusht, kemi numrin më të lartë të të prekurve” – Vokshi


Albana Vokshi ka bërë thirrje që të merren masa për mbrojtjen e personelit mjekësor në vend.

Ajo shkruan se 14.3 përqind e të prekurve nga koronavirusi në vend janë personel shëndetësor dhe kjo është shifra më e lartë e krahasuar me çdo vend tjetër.

Vokshi tha se opozita ka ngritur zërin çdo ditë duke kërkuar mbrojtjen e personelit mjekësor.

Ajo bëri thirrje që Ministria e Shëndetësisë të shpërndajë menjëherë mjetet ndihmëse që erdhën në vend para pak ditësh.

‘Sot, Ministria e Shëndetësisë raportoi:

– 32 mjekë e infermierë janë prekur nga COVID-19,

Ose

– 14,3% e totalit të personave të prekur.

Kjo është përqindja më e lartë krahasuar me çdo vend tjetër, madje lë pas edhe Italinë e që e ka në nivelin 9%.

Jo vetëm kaq, por Ministria e Shëndetësisë, nuk tregoi as faktin që ndër 32 staf mjekësor, ka edhe kryeinfermiere pavionesh të cilat janë prekur duke punuar me përkushtim maksimal në vijën e parë të betejës ndaj këtij virusi. Të tjerë janë prekur me gjasa sepse maskat e skaduara jo vetëm nuk ishin mbrojtje për ta, përkundrazi …

Kemi ngritur zërin cdo ditë, kemi kërkuar që prioriteti numër një i Qeverisë të ishte mbrojtja e stafit mjekësor. Por ende sot, ata gjenden të vetëm e të pambrojtur, pa veshje të përshtatshme, pa doreza, pa maska….

Është #Urgjente, është jetike, që Ministria e Shëndetësisë të shpërndajë mjetet mbrojtëse që mbërritën para disa ditësh në Rinas. Asnjë staf mjekësor ose mbështetës nuk duhet të shqetësohet si të mbrojë veten e tij ndaj COVID19.

#MbroStafinMjekësor

#MbroQytetarët

#MbroJetën.’ – shkruan Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *