Vendosni fjalën kyçe....

Rama i ashpër pas bisedës Basha-Gabriel: Komisionerët e BE-së s’paguhen për videomuhabete, po ndërhyjnë në fushatë


Kryeministri Rama ka reaguar ashpër pas takimit online mes kreut të opozitës Basha e Komisioneres për Arsimin në BE, Gabriel.

Kreu i qeverisë shkruan se komisionerët nuk paguhen për videomuhabete me Bashën dhe se takimi në fjalë quhet ndërhyrje në fushatën elektorale.

“Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE! Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!” – shkruan Rama.