Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 25 numri i viktimave dhe 830 të infektuar në Greqi


Numri i viktimave në Greqi ka shkuar në 25 ku vetëm ditën e sotme ndërruan jetë 3 persona si pasojë e COVID-19.

Listës iu shtua një ushtarak 46 vjeç ,i cili humbi jetën në spitalin e Aleksandrupolit në veri lindje të vendit dhe një 70 vjeçar në zonën e Evangelismos.

Edhe bashkëshortja e tij është e infektuar dhe ndodhet e shtruar në spital, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Vlen të përmendet se 70-vjeçari nuk vuante nga ndonjë sëmundje tjetër.

Deri më tani në Greqi raportohet për mbi 830 të prekur me Covid-19.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *