Vendosni fjalën kyçe....

“Do vdesin miliona në SHBA e Britani” – Epidemiologu që dha alarmin ul drastikisht numrat: Më falni, gabova


Epidemiologu Neil Ferguson, i cili krijoi modelin shumë të cituar të koronavirusit nga ‘Imperial College London’, i cili është cituar nga organizata si ‘The New York Times’ dhe ka qenë instrument në vendimmarrjen e politikave qeveritare, ofroi një rishikim masiv për modelin e tij të mërkurën.

Modeli i Ferguson parashikoi 2.2 milionë njerëz të vdekur në Shtetet e Bashkuara dhe 500,000 në Britaninë e Madhe nga COVID-19 nëse nuk do ndërmerrej asnjë veprim për të ngadalësuar virusin dhe për të zbehur kurbën e tij.

Sidoqoftë, pas vetëm një ditë bllokimesh të urdhëruara në Britaninë e Madhe, Ferguson ka ndryshuar melodinë e tij, duke zbuluar se shumë më shumë njerëz nga sa mendonte ekipi i tij kanë të ngjarë të kenë virusin.

Tani, parashikon epidemiologu, spitalet do të jenë në rregull duke marrë pacientë me COVID-19 dhe vlerëson se 20,000 ose shumë më pak njerëz do të vdesin nga vetë virusi dhe ndërlikimet e tij me sëmundjet e tjera.

Ferguson kështu e uli hodhi parashikimin e tij nga 500,000 të vdekur në 20,000.

Autori dhe ish-reporteri i Neë York Times, Alex Berenson, e shkërmoqi raportin teksa tha: ‘Kjo është një kthesë e jashtëzakonshme nga Neil Ferguson, i cili udhëhoqi autorët në Kolegjin Imperial të cilët paralajmëruan 500,000 vdekje në Mbretërinë e Bashkuar. Ai tani thotë se Mbretëria e Bashkuar duhet të ketë mjaft shtretër për të trajtuar problemin dhe se koronavirusi me siguri do të vrasë nën 20,000 njerëz në Britani, më shumë se 1/2 prej të cilëve do të kishin vdekur deri në fund të vitit në çdo rast sepse ata ishin të moshuar dhe të sëmurë,’ shkroi ai.

Më tej Berenson tha: ‘Ferguson tani parashikon që epidemia në SHBA do të arrijë kulmin dhe do të zbutet brenda dy tre-javësh, ndërs anë raportin e javës së kaluar deklaronte se do duheshin më shumë se 18 muaj karantinë.’

Ndryshimi i melodisë së Fergusonit vjen ditë pasi epidemiologu i Oksfordit, Sunetra Gupta kritikoi modelin e profesorit.

‘Jam i habitur që ka pasur një pranim kaq të pakualifikuar të modelit Imperial,’ tha Gupta, sipas Financial Times.

Profesor Gupta drejtoi një ekip studiuesish në Oksford në një studim modelimi i cili sugjeron që virusi është përhapur në mënyrë të padukshme për të paktën një muaj më herët sesa dyshohej, duke konkluduar se sa gjysma e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar tashmë janë infektuar nga COVID -19.

Nëse modeli i saj është i saktë, më pak se një në një mijë që janë infektuar me COVID-19 sëmuren sa duhet për shtrimin në spital, duke lënë shumicën dërrmuese me raste të buta ose pa simptoma.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Dailywire


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *